Gruaja ia pret burrit penisin dhe ia hedh në WC, për një arsye të pabesueshme

Gruaja ia pret burrit penisin dhe ia hedh në WC, për një arsye të pabesueshme

Historia e shëmtuar vjen nga një provincë koreano-jugore.

Një burri 50 vjeç i është prerë penisi në gjumë nga gruaja, e cila e hodhi organin në WC’në e shtëpisë.

Ajo është marrë menjëherë në pyetje nga policia, por akoma nuk është marrë asnjë masë. Duke rrëfyer tentativën për vrasje, 54-vjeçarja ka shpjeguar arsyen e këtij akti.

“Im shoq më lë pas dore dhe kalon gjithë kohën në fushën e golfit”, – ka thënë gruaja para hetuesve koreano-jugorë në qytetin e Yesou, në provincën e South Jeolla, Alarmin e ka dhënë një fqinj, i cili në mbrëmjen e 26 gushtit, ka dëgjuar papritur një ulërimë që vinte nga apartamenti ngjitur. Ata që ndërhynë, treguan se kanë parë gjak kudo, mes shtratit të çiftit dhe banjës.

Mësohet se 54-vjeçarja vijonte të qëndronte në shtëpi edhe pasi e kishte hedhur organin në wc-në e banjës. Ndërsa burri është shtrirë në tokë nga dhimbjet e mëdha. Transporti i shpejtë në spital i ka shpëtuar jetën, përcjell Gazeta Shqip.

Gruaja është identifikuar me nofkën “Mrs Kim”. Në versionin e saj, ai gjest ka qenë një reagim i ardhur pas një serie abuzimesh nga ana e bashkëshortit 4 vjet më të ri. “Ishte i dhunshëm me mua, më linte pas dore dhe nuk më jepte para për të jetuar”, – ka shpjeguar ajo para policisë. Dhe pastaj, rrëfimi: “Të gjitha paratë i përdorte për të luajtur golf”.

Fqinj dhe të njohur nuk janë në gjendje të konfirmojnë (por as përgënjeshtrojnë), atë që ka treguar “Mrs Kim”. Kush i njeh, flet për një çift në “marrëdhënie të mira”.

Ngjarja, sipas disa mediave, është akoma nën hetim për të qartësuar se çfarë ka ndodhur vërtet. Lajmi nuk ka humbur kohë: i publikuar në disa gazeta lokale, pak nga pak është bërë i ditur edhe në mediat sociale, duke u bërë thuajse menjëherë viral.

 

Shpërndaje në: