Mbahet Kampionati Botëror për mjekrën më të mirë, befasojnë konkurentët (Foto)
Njerëzit me mjekrën më të trashë dhe më të mirë në botë janë shpërblyer me çmime të ndryshme.
Mijëra admirues të mjekrës u dyndën në Austin të Teksasit të dielën për të performuar në Kampionatin Botëror të mjekrës dhe mustaqeve të vitit 2017.
Fituesit u përzgjodhën nga një sërë kategorish përfshirë mustaqet, mjekrat e pjesshme dhe të plota, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Kategoria e më të mirit në shfaqje i takoj Jason Kiley në natën e së dielës për mjekrën e tij që e kishte mbuluar tërë fytyrën e tij në mënyrë të përkyer.
MJ Johnson mori vendin e parë në kategorinë e mjekrës, ndërsa Norbert Topf u kurorëzua si fitues i kategorisë së mjekrës së pjesshëm.
Michael Wollin fitoi gongun e lartë në kategorinë e mjekrës së plotë 60cm./Periskopi/






















