Reagimi i qenit është emocionues kur ribashkohet me aktorin e njohur (Foto/Video)
Aktori i njohur Chris Evans kishte një ribashkim emocional me qenin e tij të dielën.
Aktori 36 vjeçar i njohur edhe si ‘Captain America’ ishte larguar nga qeni i tij i dashur për 10 javë, ndërsa filmonte filmin e ardhshëm “The Red Sea Diving Resort” në Afrikë, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
I zhdukur nga qeni i tij, Chris filloi të llogarisë javët dhe muajt derisa u ribashkua me atë.
Në një video që ai e kishte postuar në Twitterin e tij të dileën, Chris mund të shihet duke u shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së tij në LA, ndërsa qeni i tij ngjitet në trupin e tij duke e puthur pa rreshtur.
Ndërkohë, një mik pas kamerës mund të dëgjohet duke qeshur, ndërsa Chris shpërtheu nga të qeshurat, ndërsa qeni vazhdon t’ia lëpijë fytyrën./Periskopi/











