Barcelona ‘përforcohet’ me dy drejtorët e Juventusit (FOTO)
Barcelona kërkon dy përforcime nga Juventus.
Por, nuk bëhet fjalë për futbollistë por klubi katalan kërkon dy drejtorë të skuadrës kampione nga Serie A.
“Calciomercato” raporton se Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici janë objektivat për rindërtimin e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.
Marotta dhe Paratici konsiderohen si dy më meritorët për sukseset e Juventusit në vitet e fundit.
Por, Barcelona dëshiron ta tentojë angazhimin e tyre në Camp Nou. /Lajmi.net/




