Merr ‘zemër’ lojtari maqedon pas fitores ndaj Izraelit, frikëson Shqipërinë
Sulmuesi i Maqedonisë, Iljia Nestorovski, i ka kërcënuar Shqipërinë, një ditë para ndeshjes për kualifikimet për Kupën e Botës.
Nestorovski kishte shënuar sezonin e kaluar ndaj Atalantas, në portën e të cilës ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
“Pyeteni Berishën, më duket se me njeh shumë mirë. Disa muaj më parë i kam shënuar një gol në ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës”, tha Nestorovski, i cili luan me skuadrën e Palermos.
“Pas fitores ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është në nivelet më të larta dhe shpresoj që të përsëritim një paraqitje edhe më të mirë në duelin e nesërm. Bashkë me kapitenin Pandev, jemi të lumtur që mesfushorët po punojnë në nivelin e kërkuar dhe shpresoj që nesër të kemi pasime në dispozicion nga ata, në mënyrë që të rrezikojmë portën kundërshtare”, tha ai në fund.
Ndeshja e nesërme ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë zhvillohet nga ora 20:45.



