Dua Lipa publikon versionin akustik të ‘New Rules’ (Video)

Dua Lipa publikon versionin akustik të ‘New Rules’ (Video)
Një muaj më parë u lansua projekti shumë i suksesshëm i këngëtares me prejardhje kosovare, Dua Lipa, pra kënga ‘New Rules’.

Kënga tashmë ka marrë mbi 176 milionë klikime dhe po vazhdon të jetë në mesin e këngëve më të dëgjuara, shkruan lajmi.net.

“New Rules” për javë të tëra ka qëndruar e para në top-listat britanike, madje edhe në Amerikë ka kryesuar në mesin e shumë prodhimeve të fundit.

Dua mbrëmë ka publikuar versionin e ri të kësaj kënge, pra e solli “New Rules” në versionin akustik dhe mori lëvdata për zërin e saj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: