Kur Adelina Ismaili çmendej pas Ibrahim Tatlises (Video)
Një nga këngëtarët më të mëdhenjë turk, padyshim se është Ibrahim Tatlises.
Ai njihet gjithandej për zërin e tij fantastik dhe para 12 viteve, në vitin 2005, ai ishte në Kosovë ku mbajti një koncert në Prishtinë para një mase të madhe të publikut.
Mirëpo jo vetëm prezenca e këngëtarit turk mori vëmendjen e të gjithëve, kjo pasi ajo që ishte e pranishme dhe e ndezi masën me performancën e saj, ishte edhe këngëtarja Adelina Ismailin.
Ibrahim Tatlises, kishte marrë në skenë divën shqiptare, Adelina Ismaili, të cilës ia këndonte këngën e tij të mirënjohur “Aramam” e cila është një ndër hitet e tij të pavdekshme.
Ndryshe ka kohë që Ibrahim Tatlises nuk është aktiv në skenën muzikore për shkak të problemeve shëndetësore.



