Zona 51 është dyshuar për strehimin e alienëve por çfarë në fakt fsheh ky vend mistik (Video/Foto)
Nuk është zakonisht një ide e mirë për t’u afruar shumë pranë Zonës 51.
Autoritetet amerikane duket se janë pak të shqetësuar pasi ata kanë parë njerëz të armatosur.
Por kjo nuk i ndaloi hetuesit e huaj Tim dhe Tracey Doyle, të cilët drejtojnë UFO Seekers, duke marrë disa fotografi dhe inxhizime në majën e Tikaboo-s, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Zona 51 është një vend i rrethuar në mister dhe është frymëzimi i hetuesve të UFO-s dhe teorive të konspiracionit.
Vetëm personat e autorizuar mund të hyjnë në Zonën 51, një shkëputje e bazës ajrore Edwards në Kaliforni.
Fillimisht u krijua për të testuar avionët e zbulimit të Lockheed U2 në vitin 1955, por që atëherë përdorimet e saj kanë ndryshuar, por askush nuk e di se çfarë ndodh atje përveç qeverisë së SHBA-së.
Është një pyetje që për vite me radhë e ka ndjekur botën: Zona 51 dhe, ç’është më e rëndësishmja, a po fsheh dëshmi për alienët?
1) Është fakt se ekziston
Vetëm në vitin 2013 është konfirmuar nga qeveria se Zona 51 është një gjë e vërtetë.
2) Para kësaj, të gjitha referimet e kësaj zone u redaktuan
Qeveria e SHBA-së lëshoi një hartë në vitin 2013. Edhe pse shumë sekrete ende e rrethojnë bazën, tani të paktën e dimë se ku ndodhet.
Është pjesë e bazës së Forcave Ajrore Edwards në lindje të Nevadës, pranë shtratit të liqenit të kripur Groom.
4) E dimë se është përdorur për zhvillimin dhe testimin e avionëve spiunë
Pra, nuk kishte asgjë për alienët, për atë çfarë shpresonin teoricienët e konspiracionit. Por një informacion i vitit 2013 konfirmoi se disa nga qëllimet e Zonës 51 kanë të bëjnë me avionët.
Më konkretisht, u zbulua si vendndodhje e testimit të avionëve U-2 për mbikëqyrje gjatë Luftës së Ftohtë, si pjesë e programit të tij spiun që përfshinte si cak Rusinë Sovjetike.
Raporti zbuloi misionet U-2, detajet e fluturimeve mbi Bashkimin Sovjetik dhe madje edhe pjesëmarrjen e Britanisë në të gjitha objektivat sekrete.
Obama bëri shaka se ai ishte presidenti i parë amerikan që ‘përmendi publikisht’ Zonën 51.
Në vitin 1995, Clinton nënshkroi një urdhër për të mbrojtur zonën nga legjislacioni mjedisor rreth kontrollit të mbeturinave të rrezikshme, pasi do të kërkonte zbulimin e informacionit të klasifikuar lidhur me atë vendndodhje operative për çdo person të paautorizuar.
7) Hani mirë nëse punoni atje
Sipas ‘Area 51’ veterani James Noce ushqimi është mjaft i mirë.
Duke e thyer heshtjen e tij në vitin 2010, ai kujtoi atë se si ishte jeta dhe puna në të vërtetë në një bazë sekrete./Periskopi/










