Ja çfarë po iu bëjnë policët maqedonas tifozëve të Shqipërisë
Përveç dërgimit në një stadiumaspak të denjë për ndeshje të tilla, situata e krijuar nga autoritetet maqedonase duket se s’ka të bëjë aspak me një përballje sportive.
Tifozë nga grupi i atyre që kanë shkuar për të ndjekur djemtë kuqezi në Maqedoni rrëfejnë për Albeu.com se janë duke u shoqëruar nga Forcat Speciale të Maqedonisë në udhëtimin e tyre nga Shkupi në Strumicë, ndërkohë që pritet të ushtrohen tre kontrolle të rrepta ndaj tyre.
“Jemi rreth 300 tifozë këtu. Po udhëtojmë për në Strumicë të shoqëruar nga forcatspeciale. Na kanë thënë që do të bëhen tre kontrolle”., – shprehet ai për Albeu.com.
Imazhe të publikuara më parë tregonin kushtet skandaloze të stadiumit të Strumicës, i cili është krejtësisht i amortizuar.



