Kosova dhe Shqipëria mbyllin ndeshjet, kjo është gjendja në grupet e tyre përkatëse (Foto)
Kosova është mposhtur nga Finlanda 1:0, ndërsa Shqipëria ka barazuar në udhëtim me Maqedoninë 1:1.
Kombëtarja e Kosovës pas humbjes 1:0 nga Finlanda në “Loro Boriçi”, ka vazhduar të mbajë vendin e fundit në grupin I me vetëm një pikë.
Kroacia dhe Islanda ndajnë pozitën e parë me nga 16 pikë, ndërsa Turqia dhe Ukraina i kanë nga 14 pikë.
Finlanda është e pesta me 7 pikë.
Në anën tjetër, Shqipëria ka barazuar 1:1 me Maqedoninë, për të forcuar pozitën e tretë në Grupin G më 13 pikë.
Spanja mban venin e parë në grup me 22 pikë, ndërsa Italia është e dyta më 19 pikë.





