Nuk e keni parë kurrë kështu, ja si duket Aurela Gaçe pa grim (Foto)
Aurela Gaçe mban prej vitesh titullin si një prej këngëtareve më shpërthyese dhe krejtësisht unike të skenës shqiptare.
Ajo veç muzikës shpesh ka treguar se kujdeset vetë për make-up dhe stilimin e flokëve dhe veshjeve.
Por Aurela nuk iu është shmangur dot akuzave për ‘llangosje’ .
Për një pjesë të mirë të fansave stili i saj duket pak i rënduar dhe në përgjigje të këtyre reagimeve Aurela ka publikuar një foto krejtësisht e pa lyer.
“Mirëmëngjes “me ujë e sapun”. Për te gjithë ata qe shqetësohen, se përse “llangosem ” aq. Ore po si s’u lodhen me ketë pyetje xhanëm. Filtrat i ka vete telefoni, s’e ndryshoj dot ketë fakt, rrofshin kush i shpiku se na fshehin pak lodhjen #aeroport#kthimngaNy”, shkruan këngëtarja.




