Komentatori emocionohet tej mase dhe mbulohet me lot, pasi Siria shënoi gol në kualifikimet për botërorin (Video)
Siria ka qenë në luftë civile për gjashtë vitet e fundit, por mbrëmë përfaqësuesja e tyre e futbollit i dha popullit të saj një moment të mrekullueshëm.
Skuadra siriane arriti të barazojë rezultatin në minutën e 93-të, të duelit me Iranin, për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018, transmeton Periskopi.
Goli nga Omar Al-Somah bëri që të krijohen skena të rralla festimi, ku më së shumti u dallua gëzimi i komentatorit sirian, që po komentonte ndeshjen.






