Njihuni me shtëpinë superluksoze të Neymar, ku paguan qera mujore prej 15.000 eurove (Foto)
Futbollisti brazilian i PSG, Neymar ka filluar jetën në shtëpinë gjigante në Paris, e cila kushton 15.000 euro në muaj dhe dikur ishte pronë e legjendës së futbollit Ronaldinho.
Neymar do të vendoset në shtëpinë e re porsa të kthehet nga detyra me Kombëtaren e Brazilit, transmeton Periskopi.
Me siguri se shuma e qerasë për brazilianin nuk është shumë, pasi ai në javë paguhet 600.000 euro.
Shtëpia më herët ishte banuar nga disa persona të famshëm, ndër ta edhe ish futbollisti Ronaldinho dhe aktori i njohur francez Gerard Depardieu. /Periskopi










