Mbrojtësi i Kosovës largohet nga Skënderbeu, kërkohet nga këto skuadra
Skënderbeu shiti këtë verë Liridon Latifin për rreth 1 milion euro te Pushkash Akademi, duke futur në arkën e klubit një shumë të konsiderueshme.
Korçarët nuk do ti mbyllin me kaq tranfserimet në dalje pasi po punohet për shitjen e dy futbollistëve të tjerë të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica dhe mesfushorin Bakari Nimaga, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të huaja, kryesisht ruse.
Rreth 1 milion euro është shuma që do tentohet të arkëtohet nga shitja e këtyre dy futbollisëve shkruan Supersport, që raporton se për Jashanicën është projektuar si zëvendësues Amir Bilali, që këtë verë kaloi nga Bylisi te Rabotniçki. Transferimi mendohet të kryhet në janar.
Jashanica së fundmi debutoi me Përfaqësuesën e Kosovës në humbjen ndaj Kroacisë ishte i shkëlqyeshëm dhe ndaj Finlandës duke bërë paraqitje tejet të mira.



