Kur Adelina Ismaili mbulohej deri në grykë (Foto)
Është thënë me mijëra herë se ajo është e bukur.
Vetë Adelina asnjëherë nuk është marrë shumë me këtë pjesë, pasi ka qenë e zënë duke menduar për muzikën e saj konceptuale, për atë që do të thotë, e madje edhe për ngritjen intelektuale, që ja njohin të gjithë, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, e ka thënë edhe vetë që skena i do ca marifete, ca rregullime.
Këngëtarja që në fillim të karrierës ka rënë në sy për zërin, kaçurrelat, sytë shprehës, por edhe stilin, shkruan “Kosovarja”.
Disa Adelinën e mbajnë në mend edhe për zhveshjet në skenë, gjë që ka krijuar sensacion në publik, por këngëtarja edhe kur është veshur deri në grykë të ka lënë pa fjalë. Kjo foto është e shkëputur nga një këngë e kënduar nga Adelina Ismaili, Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Ermal Fejzullahu e Shaqir Cervadiku.




