Fansat i kërkojnë modeles shqiptare të lyejë flokët se i kanë dalë thinjat, ja përgjigjja e saj

Fansat i kërkojnë modeles shqiptare të lyejë flokët se i kanë dalë thinjat, ja përgjigjja e saj

Emina Cunmulaj është një modelet e njohura shqiptare edhe për faktin se karrierën e saj e ka zhvilluar në Amerikë dhe kjo i ka dhënë spunto që të ketë një sukses më të madh.

Emina është e martuar me një biznesmen të huaj dhe bën një jetë luksi, megjithatë ajo shpeshherë ka treguar edhe anën e saj humane. Gjatë një videoje live në Instagram fansat i kanë kërkuar Eminës që të lyejë flokët pasi i kanë dalë thinjat, por përgjigja e saj nuk ka vonuar dhe ishte mjaft prekëse në fakt.

Më në fund i patë ato thinja. Nëse i shihni mirë janë vetëm dy. Kur isha ende adoleshente, shumë vite më parë teksa shihesha në pasqyrë pashë se më kishte dalë një thinjë shumë e dukshme. Menjëherë u përpoqa ta hiqja dhe mami nuk më la pasi sipas saj thinjat janë fat, dhe nëse do hiqja një do të dilnin të tjera, Sigurisht që ia dëgjova fjalën sepse nuk dija të bëja debat. Pas disa ditësh, fatkeqësisht mami im u nda nga jeta dhe unë rashë në depresion. Dola para pasqyrës dhe pashë atë dreq thinje. E hoqa menjëherë. Më në fund kisha mundësi ta hiqja. Kur u zgjova të nesërmen pashë se kishin dalë dy thinja të reja. Që atëherë nuk i kam hequr më. Edhe kur kam lyer flokët, thinjat i kam mbajtur aty. Ato më lidhin me mamin”, është shprehur Emina.

Shpërndaje në: