Fishkëllehet kombëtarja italiane, Verrati: Ky është maksimumi që mund të bëjmë
Marko Verrati nuk është aspak i lumtur me vërshëllimat që tifozët lëshuan në drejtim të atij dhe shokëve të skuadrës. Mesfushori i Italisë nuk ngurron që të nervozohet me këto gjeste, pas fundit të sfidës.
“Nuk jam aspak dakord me kritikat që kanë vërshuar kundër nesh këto ditë dhe akoma më shumë me vërshëllimat ndaj Izraelit. Përveç ndeshjeve me Spanjën, ku kemi marrë një barazim dhe një humbje, i kemi fituar të gjitha. Jemi një grup i ri, çfarë mund të bëjmë më shumë, për momentin?!
Çfarë duan më shumë tifozët nga ne, pasi jemi ende një skuadër në ndërtim e sipër?! Fakt është që Spanja është superiore ndaj nesh në këtë moment dhe ne duhet thjesht të përmirësohemi si Itali”.



