Nuk do të besoni çfarë dhurate ua dërgoi Lorik Cana për dasmë Xhensiles e Besit (Video)
Dasma e Xhensila Myrtezajt bëri bujë mjaft të madhe, shkruan Periskopi.
Duke u përkujdesur për çdo detaj, ata bën që dasmë të jetë mjaft e përfolur.
Prezent në dasëm ishin miq të shumtë të çiftit, të cilët u uruan shëndet e lumturi atyre.
Sigurisht që nuk munguan as dhurata.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Lorik Cana, mori pjesë në dasmë, ndonëse pa gruan e tij, për të cilën tha se ka qenë e sëmurë.
Ai tregoi dhuratën që ua dërgoi çiftit.
“Është dhuratë tradicionale. Një tabak i punuar në dru me fije argjendi me disa gota sipër. Bashkë me nusen kemi dashur të bëjmë dhuratën diçka tradicionale që ta kenë kujtim përgjithmonë. Mund ta mbajnë në shtëpi dhe ta prezantojnë kur kanë mysafirë”, tha Cana./Periskopi



