Cavani: Unë jam fajtor për barazimin ndaj Arsenalit

Cavani: Unë jam fajtor për barazimin ndaj Arsenalit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani pranon se ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për shpërdorimin e rasteve në sfidën e mbrëmshme ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani u gjend përballë portierit David Ospina për më shumë se dy herë, mirëpo nuk arriti të shënonte gol tjetër, pos atij në minutën e parë.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe. Ne kemi luajtur më mirë sesa në ndeshjen ndaj Saint-Etienne”, ka thënë Cavani.

“Unë e kam marrë përgjegjësinë për këtë barazim, sepse kam pasur mundësi të mira për të shënuar. Por, ky është futbolli, nganjëherë topi shkon në rrjetë, nganjëherë jo. Ne mund të paguajmë shtrenjtë për mungesën e konsistencës tonë para portës”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: