Ronaldo është nga një planet tjetër, ja kush e thotë

Ronaldo është nga një planet tjetër, ja kush e thotë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është nga një tjetër planet.

Zinedine Zidane ka lavdëruar tre liderët e Real Madridit, kapitenin Sergio Ramos dhe dy sulmuesit Cristiano Ronaldo e Karim Benzema.

Francezi insiston se Ronaldo është nga një tjetër planet.

“Ramos është lider, Cristiano është nga një tjetër planet dhe Benzema është talent i pastër”, ka thënë Zidane për beIN Sports.

Ronalo këtë sezon është favorit për ta fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

 

Shpërndaje në: