Ky është sekreti i Ronaldos për suksesin e tij (Foto)

Ky është sekreti i Ronaldos për suksesin e tij (Foto)

Kristiano Ronaldo është një nga ata sportistë që kujdesen shumë për gjendjen e tyre fizike, duke u përpjekur që të jenë gjithmonë në maksimumin e potencialit të tyre. Stërvitjet e vazhdueshme me regjim të portugezit janë një gjë që dinë të gjithë, por jo se ai ka ndryshuar komplet edhe ritmin e tij të gjumit dhe ka punësuar një nga ata që quhen “trajnerë gjumi”.

ronaldo

Trajneri i tij, Nik Litëllheils, ka treguar se si metoda që po aplikon, e ndihmon yllin e Real Madrid të jetë gjithmonë në maksimum. Rregulli numër 1 është që Ronaldo fle 5 herë në ditë, në secilin rast nga 90 minuta.

Litëllheils mendon se të flesh 8 orë radhazi nuk është aspak e natyrshme dhe të shkakton mungesë produktiviteti nga ora 1, deri në 3 të pasdites. Këto janë orare në të cilat futbollisti mund të jetë në fushë me skuadrën e tij dhe nëse nuk është në formë, do të ishte një problem i madh.

23A318AC00000578-0-Ronaldo_scored_against_city_rivals_Atletico_Madrid_in_the_Champi-a-62_1423142059954

Ndaj ai ka vendosur këtë regjim të ri të lojtarit, i cili i ka kërkuar vetë që ta këshillojë si të marrë maksimumin nga rutina e përditshme në mënyrë që trupi të jetë gjithmonë në formë.

Sipas asaj që Litëllheills ka treguar për “The Indipendent”, Ronaldo aplikon rregullat e mëposhtme.

  • Pesë seanca gjumi nga 90 minuta secila gjatë ditës.
  • Ai fle çdo herë me çarçafë të rinj
  • Shtrihet për të fjetur në pozicionin fetal, më gjunjët në anë
  • Një orë e gjysmë para se të shtrihet të flejë, Ronaldo nuk sheh asnjë ekran, qoftë ai celulari, televizori, kompjuteri apo tableti.

“Ai ishte i interesuar për atë që po mundohesha të bëja pasi si atlet ka investuar gjithmonë te vetja. Nga ajo që kam mësuar nga puna me të, Ronaldo nuk është aspak i interesuar në dieta, nuk i intereson të kopjojë të tjerët, e vetmja gjë për të cilën shqetësohet është: a punon për të?”, tha Litëllheils.

 

Shpërndaje në: