Violete Kukaj – Retkoceri tregon diçka interesante për estradën
Këngëtarja Violetë Kukaj – Retkoceri është nga ata zëra që dëshiron ti dëgjosh, ndër ato figura që dëshiron ti shohësh. Një këngëtare e kompletuar, e cila karrierën e saj e qoj përpara falë këngëve të bukura, shkruan “Kosovarja”.
E, viteve të fundit nuk kanë munguar as thashethemet rreth këngëtares. Ajo vetë nuk është marrë me to, nuk e ka parë të udhës të ndalet gjatë tek çështja e besimit, fesë, mbulesës, që e aktualizuan aq shumë.
Këngëtarja sjell këngë e videoklipe kohë pas kohe, por jo si dikur, Pra, intensiteti i saj në muzikë ka rënë ndjeshëm, për arsye që Violeta nuk e sheh të udhës të flas, shkruan “Kosovarja”.
Po, çfarë bënë ajo në një ditë të zakonshme? Thotë se si për çdo njeri jo të gjitha ditët e saj janë njësoj. Këngëtarja tregon se një ditë e dëshirueshme e saj është ajo ditur kur është e lirë e nuk ka ndonjë aktivitet.
Këngëtarja thotë se në fakt këto ditë, pra ditët pa aktivitete e me liri të plotë janë më të pëlqyerat për këngëtarët, transmeton “Kosovarja”.



