Vokrri reagon pas zgjedhjes së Presidentit të ri të UEFA
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri thotë se zgjedhja e Aleksander Ceferinit në postin e Presidentit të UEFA-s është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.
Ai shton se FFK-ja i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Ceferin.
“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri. /Periskopi.com



