Nora Istrefi ende vazhdon t’i mbajë bikinet që i kishte në klipin e vitit 2015-të (FOTO)
Është femra me fizikun më të përsosur në shqiptari, shkruan Gazeta Blic.
31 vjeçja, tashmë nëna e një vajze, vazhdon të mbetet motiv dhe idoll për format e saja që çdo femër i ëndërron.
Nora Istrefi, e cila për vite të tëra është pjesë e estradës shqiptare na ka befasuar me fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social ‘instagram’.
Ajo shihet teksa mbanë në krah vajzën e saj Renee. Interesantja në këtë fotografi është se ajo shihet me bikinet e njëjta që ia ka pasur në klipin e këngës “Bamboleo”, këngë kjo që është publikuar në qershor të vitit 2015-të.
Bikinet e saja me ngjyrë të zezë me kapëse ngjyrë ari, janë me të vërtetë me shumë stil dhe i shfaqin linjat trupore të këngëtares siç është më së miri, shkruan Gazeta Blic.


Roberti (burri i saj) është me fat që ka një grua siç është Nora Istrefi, dhe shumë fotografi të çiftit e tregojnë lumturinë që kanë si familje.

Nora Istrefi këtë verë ka sjellë dy hite në një periudhë të shkurtër kohore. “S’ka inat” është titulli i këngës së parë që ka publikuar e që është bashkëpunim me burrin e saj, këngëtarin Robert Berisha. Kënga e dytë që e ka lëshuar titullohet “Gabime”, këngë kjo e cila ka marrë mbi 11 milion shikim në YouTube dhe poashtu është bashkëpunim me këngëtarin Gjiko.



