VV: Grabovci tallet me gjykatësit, ata hakmerren ndaj Vetëvendosjes

VV: Grabovci tallet me gjykatësit, ata hakmerren ndaj Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të VV-së të dyshuar për terrorizëm.

“Gjykata e Apelit, sot e kishte mundësinë që ta korrigjonte gabimin e bërë me arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe t’i lironte ata. Por, edhe për deputetin Glauk Konjufca, edhe për gjashtë të arrestuarit e tjerë, Gjykata e Apelit i ka lënë në fuqi masat e padrejta të shqiptuara ndaj tyre”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas VV-së, Gjykatat e këtij sistemi, në të njëjtën ditë që ofendohen nga sjellja arrogante e hipokrite e Grabovcit, tregohen të fuqishme me aktivistët e Vetëvendosjes. “Dinjitetin e nëpërkëmbur nga tallja e Grabovcit, gjykatësit nuk mund ta rikuperojnë me ndjekjen e aktivistëve sepse ata i kanë arrestuar padretjësisht”.

Më tej, në reagimin e Vetwvendosjes thuhet se montimet e rasteve politike janë shenja të dobësisë së pushtetit dhe jo të së drejtës, e as të fuqisë. “Ashtu sikurse përpjekja jonë është e pandalshme, tashmë, askush nuk mund ta ndalë këtë pushtet në tatëpjetën që ka marrë”.

Shpërndaje në: