Prishtina fiton përsëri, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme të Superligës
Prishtina mezi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 1-0, të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’, në derbin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Në një ndeshje të nivelit mesatare, të dy skuadrat, sidomos prishtinasit patën rastet e tyre, por goli erdhi në minutën e 86-të përmes kapitenit Armend Dallkut, i cili shënoi pas harkimit të bukur te Mentor Mazrekajt.
Duhet cekur se kryeqytetasit nga minuta e 71-të luajtën më një lojtarë më pak në terren pasi arbitri Genc Nuza përjashtoi nga loja Debatik Currin me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Ndërkohë, pa gola është mbyllur ballafaqimi mes Dritës dhe Flamurtarit te Prishtinës.Gjilanasit e dominuan lojën, mirëpo, kuqezinjtë e Prishtinës më angazhim maksimal ia dolën që të shkëpusin një pikë nga ky udhëtim, e që është pika e parë e Flamurtarit këtë sezon të garave, raporton KosovaPress.
Superliga / Java e Tretë
Rezultatet
Prishtina-Liria 1-0
Drita-Flamurtari 0-0
Dje
Feronikeli-Besa 2-1
Llapi-Gjilani 1-1
Nesër takohen:
Vëllaznimi-Vllaznia
Trepça ’89-Drenica



