‘Dreqi’ i Encës është gati

‘Dreqi’ i Encës është gati

Ka kohë që këngëtarja Enca Haxhia e ka paralajmëruar projektin e saj të ri muzikor.

Ajo ka treguar se kënga e saj e re e cila titullohet ‘Dreq’ do të publikohet brenda kësaj jave, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale për ndjekësit e saj që në numër janë të shumtë.

Enca, madje qe një kohë e ka publikuar edhe video trajlerin e videoklipit në të cilin duket tejet tërheqëse.

Ndryshe Enca vazhdon të jetë këngëtare shumë e dashur për publikun.

 

Shpërndaje në: