Stadiumi i Prishtinës është gati, kështu duket fusha e blertë pas renovimit (Foto)
Në vitin 2016-të, UEFA kishte njoftuar klubin e futbollit të Prishtinës, se pa u bërë renovimi i stadiumit të saj, nuk do të lejohet të luajë aty ndonjë ndeshje të organizuar nga Shtëpia e Futbollit Evropian, shkruan Periskopi.
Por siç duket shumë shpejt klubi nga kryeqyteti do të zhvillojë ndeshje në fushën e saj, pasi nga disa fotografi të siguruara nga një lexues i Periskopit, mund të shihet fusha e blertë, e cila duket e mrekullueshme dhe gati për futboll.


Që nga viti i kaluar, skuadrat nga Superliga e Kosovës kanë të drejtë të marrin pjesë në garant evropiane të UEFA-s. /Periskopi



