U magjepsët nga Marina…, por shikoni pak Luanën (Foto)
Është duke u zhvilluar ceremonia e martesës së çiftit shumë të përfolur në media, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Çifti i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.
Pasi u publikuan fotot e para nga dasma e shumëpritur e Marinës dhe Getoarit të gjithë mbetën pa fjalë.




Marina dukej një nuse si nëpër ëndrra, tejet vezulluese në vellon e bardhë. Por jo më pak shkëlqim kishte motra e saj e famshme, Luana.
Moderatorja e njohur ngjall shumë kuriozitet për pamjen e saj në këtë ceremoni. Edhe pse fotot nuk janë shumë të qarta ajo duket se mban veshur një fustan të florinjtë të denjë për dasmën e motrës së saj të dashur.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur kishte veshur një fustan të gjatë dhe me shkëlqim, ndërsa flokët në stilin e zakonshëm, i dhanë asaj një pamje mjaft tërheqëse.
Disa nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale na prezantojnë me pamjen e Luanës në këtë ditë.



