Dramë në Bernabeu
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sonte u zhvilluan nëntë ndeshje në këtë garë, ku nuk munguan befasitë.
Fillimisht e nisim me sfidën dramatike ndërmjet Real Madridit dhe Sporting Lisbonës, ku madrilenët arritën që krejt në fund të ndeshjes të pëmbysin rezultatin dhe të shënojnë fitore 2:1.
Ishin mysafirët ata që avancuan të parët me golin e Bruno Cesar në minutën e 48, ndërsa rezultatin e barazoi superylli i Realit, Cristiano Ronaldo, në minutën e 89.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte baraz, në skenë doli i inkuadruari në pjesën e dytë, Alvaro Morata, i cili shënoi golin e fitores në kohën shtesë.
Befasi sa i përket rezultatit është ndeshja pa gola ndërmjet Juventusit dhe Sevillas, e cila përfundoi 0:0.
Bardhezinjtë nuk arritën të shënojnë fitore në shtëpi përballë një skuadre e cila po kalon formë të mirë në përgjithësi.
Në anën tjetër, Manchester City i Pep Guardiolas ka shënuar një fitore të thellë 4:0 përballë skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach.
Tre golat e parë i shënoi ylli argjentinas Sergio Aguero, ndërsa golin e fundit e shënoi talenti Kelechi Ihenacho.
Edhe Borussia Dortmund shënoi fitore të thellë prej 6:0 si mysafir i Legia Warshavës.
Rezultatet tjera:
Bayer Leverkusen 2:2 CSKA Moscow
Tottenham Hotpsur 1:2 Monaco
Club Brugge 0:3 Leicester City
Porto 1:1 Koebenhavn
Lyon 3:0 Dinamo Zagreb /Periskopi.com



