Kush nga vajzat beqare e priti buqetën me lule të Marinës? (Video)

Kush nga vajzat beqare e priti buqetën me lule të Marinës? (Video)

Pas dasmës së Besit dhe Xhensilës që bëri bujë kudo, dje ishte një tjetër dasëm që pritej të ishte po me aq rëndësi se e para. E duket se dhe ceremonia martesore e Getoarit me Marinën pati impaktin që pritej në media si duke thyer rrjetin me foto të çiftit dhe luksit që kishin menduar të kishin në ditën e tyre më të rëndësishme.

Një ndër çastet më të bukura dhe argëtuese është ai i hedhjes së buqetës. Ku janë beqaret? Ato mblidhen bashkë për të qëndruar në gatishmëri të tufës së luleve. Ajo që i kap nënkupton se së shpejti ka rradhën.

Marina i hodhi lulet e saj dhe ato i priti mbesa. Jo Jori, ajo që njohim të gjithë dhe që ishtë dëshmitare, por njëra nga motrat e saj. Ose Kledisa, ose Klevisa mori lulet. Nuk mund t`i dallojmë dot se cila prej tyre, pasi janë binjake.

Shpërndaje në: