Tentim vrasje në Prishtinë
Një persona nga fshati Trudë i Prishtinës ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, disa persona kanë shtënë në drejtim të tij.
Rasti ka ndodh me 13 shtator rreth orës 22:00.
Policia rastin e ka cilësuar si tentim vrasje, ndërsa përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk ka pasur të lënduar.
“Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.



