Momenti kur Geti fton në vallëzim vjehrrën, ja çfarë bën ajo (VIDEO)

Momenti kur Geti fton në vallëzim vjehrrën, ja çfarë bën ajo (VIDEO)

Tani janë më shumë se kurrë një shtëpi, siç është edhe titulli i këngës “Home” të Michael Bubble, e cila në dasmën e Getit dhe Marinës bashkoi në vallëzim familjen e Getit, nusen e tij të bukur dhe mamanë e saj.

Pasi çifti hapi dasmën me “Love on the Brain”, të Rihanna-s, Geti mori mamanë e tij në vallëzim, ndërsa për të shoqëruar Marinën erdhi babai i Getit.

Home e Michael Bubble, por edhe ky çast i veçantë i preku gjithë të pranishmit.

Mamaja e Getit, shumë elegante me një fustan të gjatë, rozë e lehtë dhe Geti si rrallë herë kaq elegant, në ditën e tij më të rëndësishëm, morën vëmendjen e të gjithëve edhe pse pak më tej sigurisht sytë nuk mund t’i ndaheshin nuses së bukur, me një pamje të re nga ajo e altarit, veshur me fustanin e dytë dhe me flokë të mbledhur në një mënyrë paksa të çrregullt, por me shumë stil.

Pasi vallëzuan për disa minuta, duke pasur parasysh që mamaja e Marinës po e ndiqte vetëm vallëzimin e familjeve, Geti si një kavalier i vërtetë shkoi drejt saj për ta marrë në vallëzim, ndërsa vëllai i tij vazhdoi vallëzimin me të ëmën, shkruan revista Class.

Dhe vetëm të shihni fytyrën e Marinës sa e gëzuar është kur sheh mamanë e saj të afrohet në shoqërinë e Getit.

Edhe mamaja e Marinës dukej shumë e emocionuar në këtë vallëzim që e nis me një puthje në ballë për dhëndrin, ose djalin e familjes së saj.

Fairytale?

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Shpërndaje në: