A po largohet Simeone nga Atletico?
Diego Simeone po negocion me Atletico Madridin për shkurtimin e kontratës së tij për dy vjet.
Marrëveshja mes palëve shkon deri në vitin 2020, mirëpo sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, ajo do të përfundojë në vitin 2018.
Argjentinasi ka qenë shpeshherë i përfolur për marrjen e detyrës së trajnerit te ndonjë skuadër e njohur angleze.
Madje, është raportuar shumë nga mediat evropiane se 46-vjeçari mund të zëvendësojë Arsene Wenger në postin e trajnerit te Arsenali. /Periskopi.com



