Balerini i njohur: Gjitha femrat e estradës “çmenden” pas meje (Foto)
Balerini i njohur Orjan Lika, artin e kërcimit gjithmonë e ka pasur pasion prandaj ia doli që ëndrrën e tij ta bëj realitet.
Në një intervistë dhënë për portalin iamalbania.com, ai ka treguar se rruga e tij deri këtu nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
”Rruga për të mbërritur këtu ku jam sot ka qenë paksa e vështirë.
Ëndrra ime ka qenë gjithmonë kërcimi por mundësitë për të vazhduar një shkollë baleti ishin thuajse të pamunduara, unë jetoja në fshat dhe nuk e kisha mundësinë të shkoja çdo ditë në Tiranë për të ndjekur një shkollë baleti, dhe unë nuk vazhdova një shkollë të tillë. Por nuk u dorëzova! Çdo të hollë që më jepnin prindërit apo të afërmit unë i mblidhja dhe shkoja në qytet për të blerë kaseta video kërcimesh”, ka thënë ai.

Tani që është bëri i njohur dhe shumë i kërkuar të marrë pjesë nëpër videoklipe të këngëtareve sigurisht se u intereson publikut ta dinë se a ka pasur diçka më shumë se raport pune me to. I pyetur nëse dikush nga estrada ka kërkuar të jetë me të ai përgjigjet:
”Të gjitha (qesh). Përtej shakasë, mundohem të jem sa më profesional dhe kaq!”.
Orjani preferon që për statusin e tij aktual të mos flasë por thotë se ka femra që e ndjekin dhe të gjitha i ka shumë xhan.
‘’ Femrat që më ndjekin i kam shum xhan! Përsa i përket jetës intime preferoj ta lë të tillë. Intime dhe private e imja!’’.
Ai pati një duet të shkëlqyer me Genta Ismajlin ku vallëzoi me të në klipin ‘Squat Baby’




