Enca bëhet pishman për këtë foto (Foto)
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia ka reduktuar dukshëm përdorimin e programeve të photoshop-it.
Ajo tashmë bukur shpesh po paraqitet para fansave të saj ashtu siç është, pa tentuar të fshehë kilogramët e tepërt- shkruan Indeksonline.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar një fotografi me bikini, ku padyshim duket e ëmbël ani pse edhe e plotë.
“Unë nuk e di se pse nuk e kam publikuar më parë këtë fotografi”, ka shkruar ajo përbri fotografisë.



