Këtu zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve më 2018
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e njohur si UEFA, ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 do të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Kievit në Ukrainë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Finalja e Ligës së Kampionëve 2018 do të zhvillohet në Ukrainë”, ka shkruar Poroshenko. /Periskopi.com



