Ky është reagimi i parë i Marinës pas martesës (Foto)
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. E gjithë vëmendja mediatike dhe publike u vu pas çiftit në fjalë.
Një dasmë e madhe dhe me shumë të ftuar. Madje pothuajse të gjithë të ftuarit që ishin prezent në këtë dasmë, hidhnin foto e video të ndryshme duke na treguar se si po kënaqeshin në dasmën e Marinës e Getit.
Vetëm çifti rrinin të heshtur duke mos postuar asnjë foto nga dasma e tyre.
E duket sot një ditë pas, ata kanë pushuar paksa dhe është nusja Marina ajo e cila sapo hodhi disa foto në instagram, ku aty shihen momente shumë të veçantë për të dhe Getin.








