Pritën 9 vjet për ta hapur një dhuratë nga dasma e tyre, shikoni çfarë ndodhi (Video)
Një çift nga Michigani ka pritur plot 9 vite për të hapur një nga dhuratat e martesës. Kathy dhe Brandon Gunn u dorëzuan më në fund dhe vendosën që në maj të këtij viti të hapnin dhuratën.
Kathy ka bërë një postim në të cilin shpjegon se pse ata kishin pritur kaq gjatë për të hapur dhuratën: Një kuti e bardhë nga halla e saj, Alison mbi të cilën shkruhej në një zarf: Mos e hapni deri në mosmarrëveshjen tuaj të parë.



