Higuain fyen tifozët e Barçës, rrezikon të dënohet nga UEFA (Video)
Gonzalo Higuain rrezikon suspendimin në Ligë të Kampionëve pasi është kapur në kamera duke ua treguar gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës gjatë humbjes së Juventusit.
Ai u fishkellua kur u zëvendësuar kah fundi i ndeshjes në “Cam Nou” në humbjen e Juves 3-0 të martën mbrëma.
Teksa ka shkuar në bankën e rezervistëve, Pipita është kapur në kamerë duke ua treguar gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës.
UEFA mund të marrë vendim të ashpër ndaj argjentinasit, për shkak se një gjest i tillë është ndëshkuar në të kaluarën.
https://www.youtube.com/watch?v=1sRJvzxNz8c



