Kryeprokurori tregon se kush pritet të paditet nga Gjykata Speciale
Kryeprokurori David Schendiman, në konferencën e parë për shtyp të Gjykatës Speciale në Hagë, ka folur edhe lidhur me pyetjen se kush pritet të paditet.
“Ju do të dini që dikush paditet kur një aktakuzë ose dëftesë paditëse bëhet publike nga gjykata kur, dhe nëse, akuzat konfirmohen”, ka thënë Schendiman.
“Edhe një herë, spekulim për ndonjë nga këto është veç spekulim – por, më tej, është e padrejtë dhe mundësisht edhe shkatërruese si për ata që janë viktima dhe dëshmitarë, si dhe për ata që paditen ose mund të mos paditen.Me pak fjalë, për sa u përket spekulimeve dhe raporteve që gjoja vijnë nga “burimet e afërta me prokurorinë”, nëse kanë të bëjnë me këto hetime ose me ndonjë ndjekje penale që është e lidhur me ato, asgjë që ju dëgjoni ose lexoni nuk duhet të merret si e vërteta përveç nëse ajo vjen nga unë vetë, ose nga gjykata kur është koha për gjykatën të prononcohet”, ka thënë ai. /Periskopi/



