Shpesh jemi mësuar të shohim kur kundërshtarët ndërrojnë fanelat por thyhet ky zakon te Barça

Shpesh jemi mësuar të shohim kur kundërshtarët ndërrojnë fanelat por thyhet ky zakon te Barça

Zakonisht, Lionel Mesi e shkëmben fanellën e tij me numrin 10 me kundërshtarët, që janë të shumtë në radhë për të trashëguar një kujtim nga ndeshja me argjentinasit. Por, sipas shtypit spanjoll, atij nuk i është afruar një kundërshtar për t’i kërkuar bluzën, por shoku i tij i ri i skuadrës, Osman Dembele.

Sipas gazetarit Migel Riko të “COPE”, sulmuesi francez i ka kërkuar Mesit fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes kundër Juventusit. Sipas informacioneve të tij, ish-talenti i Dortmundit e donte fanellën e shokut të skuadrës si një kujtim për debutimin e tij nga minuta e parë të shtunën.

Messi dhe Dembele

Dembele është një admirues i “Pleshtit” dhe, të martën në mbrëmje, ai mori një leksion të shkëlqyer nga sulmuesi, i cili shënoi dy herë.

 

Shpërndaje në: