Carvajal ka klauzolën më të shrenjtë se Messi, ja cila gazetë sportive e thotë (Foto)
Me afatet kalimtare të lojtarëve tashmë të çmendura, 300 milionë për lojtarin më të mirë në botë nuk është një shifër e paarritshme.
Vitin e kaluar Manchester United pagoi 105 milionë euro për Paul Pogba, ndërsa këtë verë PSG e bleu Neymarin për 222 milionë euro, shkruan Mundo Deportivo.
Lionel Messi ka një klauzolë lirimi prej 300 milionë euro, vetëm 78 milionë më shumë se Neymar dhe me Neymar, i cili nuk është Messi, e dimë se çfarë ndodhi.
Por, sipas Mundo Deportivo edhe mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Carvajal ka klauzolë lirimi më të shtrenjtë se Messi.
Klauzola e lirimit të tij ka shifrën 350 milionë euro.




