Era koncert në Sofje të Bullgarisë
Këngëtarja kosovare Era Istrefi do të mbajë koncert në Sofje të Bullgarisë, shkruan zeri.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Era duke postuar një rrjetin social Instagram një foto ku shihet një pllakat që paralajmëron koncertin e saj që do të mbahet më 18 shtator. Kjo do të jetë hera e parë që Istrefi interpreton në Bullgari.
Ky koncert është në vazhdën e koncerteve ndërkombëtare që kanë nisur për këngëtaren pas hitit “BonBon”. /Zëri/



