Edhe ish-lojtari i Kroacisë kërkon të vesh fanellën e Kosovës
Krahas Shqipërisë, Austrisë, Suedisë e Norvegjisë, Kosova mund të marrë edhe ish-lojtarë të Kroacisë.
Është Elvir Maloku, mesfushori që ka luajtur me U-15, U-17 dhe U-19 të Kroacisë, që dëshiron të vesh fanellën e vendlindjes së tij, edhe pse vitin e kaluar pranoi të luajë me U-21 të Shqipërisë, tek e cila u ftua në disa ndeshje.
“Jam duke pritur thirrjen, do të shohim çfarë do të ndodh, tani për tani nuk do të ngutemi”, tha Maloku për ‘Sportske.jutarnji.hr’, raporton Gazeta Olle.
Maloku, 20-vjeçar, tani luan me Gimnastic Tarragona të Ligës së dytë të Spanjës, ku u transferua në verë nga Hajduku i Splitit me të cilët (ekipin e parë), luajti 48 ndeshje dhe shënoi katër gola. /Olle



