Era Istrefi “çmend” Turqinë me format e saj (Foto)
Era Istrefi, ka pak ditë që i ka përfunduar pushimet e saja në Turqi, shkruan Gazeta Blic.
Këngëtarja shqiptare tashmë e njohur ndërkombëtarisht, ka qenë shumë aktive gjatë atyre ditëve në rrjetet sociale.
Ajo në instagram ka publikuar disa fotografi teksa shfaqej goxha provokuese e në disa prej tyre e ka vënë gjoksin në rend të parë.

Bikinet e saja me ngjyrë të kuqe e me kufizim me ngjyrë të bardhë kanë bërë që ajo të vazhdoj ta mbajë ritmin e të veshurti me këtë ngjyrë që nga publikimi i këngës së saj, Redrum.
Ne në ‘Gazën Blic’ i kemi mbledhur disa nga ato fotografi ku ajo është shfaqur shumë tërheqëse dhe na ka treguar se di të jetë e zonja edhe në foto sesione.
Era pritet që këtë muaj ta publikoj këngën e saj ‘NoILoveYous’ që do të jetë bashkëpunim i këngëtares me yllin, French Montana.








