Ndahet Leonora Jakupi nga ky person (Foto)

Ndahet Leonora Jakupi  nga ky person (Foto)

Dukej sikur këngëtarja bukuroshe Leonora Jakupi dhe dizajneri i modës Valdrin Sahiti janë bërë dy në një. Por, ka zhvillime të reja në marrëdhënien e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Merret vesh se Jakupi dhe Sahiti tashmë i kanë ndarë rrugët.

Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi dhe pas një miqësie disa vjeçare, dyshja në fjalë kanë ndërprerë marrëdhëniet e çfarëdo forme, shkruan “Kosovarja”.

Në paraqitjet e fundit këngëtarja Leonora Jakupi është parë e veshur me fustanet e dizajneres kosovare Drenusha Xharra, që gjithashtu është mjaftë kreative dhe ka shije tejet të sofistikuar. Leonora sërish po shkëlqen dhe po duket ajo që ka qenë, e bukur dhe e pa përsëritshme.

Nuk dihen arsyet që kanë quar në shkatërrimin e bashkëpunimit mes Leonores dhe Valdrinit, bashkëpunim ky që ishte shumë pozitiv për dizjanerin dhe për këngëtaren njëkohësisht, shkruan “Kosovarja”.

Shpërndaje në: