Shpulla kokës e shkulje fokësh, vajzat rrihen për të dashurin në autobus (Video)
Zënkat midis vajzave të reja për një djalë janë bërë diçka e zakonshme në shoqërinë tonë. Mbase duke kaluar në konflikt fizik ato tregojnë forcën dhe në një farë mënyre duan të tregojnë se djali në fjalë është “territori i tyre”.
Në redaksinë tonë ka mbërritur një video e pazakontë midis dy vajzave nga qyteti i Korçës që nuk e lënë debatin të mbyllet me disa fjalë goje.
Siç duket edhe në video dy vajza janë përfshirë në një sherr dhe kanë nisur t’i shkulin flokët njëra-tjetrës e të goditen me shpulla.
Vajza e cila është e ulur në furgon ka patur një lidhje me të dashurin e motrës së vajzës e cila e godet atë. Ajo ka ofenduar rëndë motrën e vajzës të veshur me të zeza dhe kjo e fundit nuk duron dhe shkon “të sqarojë muhabetin”
Të dyja vajzat përdorin fjalor banal kundrejt njëra-tjetrës siç dëgjohet edhe në video. Subjekti i zënkës është Xhulio, djali me të cilin është e lidhur motra e vajzës së veshur me të zeza.
“Vajzat ne Korce, ne nje furgon linje zihen per te dashurin”, shkruan djali i cili ka filmuar videon./ JOQ.al



