Conte flet për Klopp’in para derbit të nesërm
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë fjalë të mira për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, para derbit të nesërm ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Dy skuadrat e njohura angleze takohen nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00, për të zhvilluar kryendeshjen e xhiros së pestë në Premier Ligë.
“Klopp është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë dhe vlerat e tij po i tregon më së miri te Liverpool”, deklaroi Conte. /Periskopi.com



