Ndodh edhe kjo në Kinë, instalohen mijëra pengesa në një rrugë, habiten banorët (Video/Foto)
Disa shoferë automjeteve në Kinë janë habitur kur i kanë parë gjithë ato pengesa që lehtësojnë trafikun në një distancë të vogël mes njëra tjetrës.
Një shofer, i cili nuk ka dashur të indentifikohet, filmoi veten ndërsa përpiqej të manovronte gjatë rrugës, në Pekin, këtë javë.



Në një video të shkurtër ai mund të dëgjohet duke bërë shaka, pasi vetura e tij bënte zhurmë në çdo përplasje që i kalonte pengesat, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Instalimet e pengesave që lehtësojnë trafikun mbulojnë një shtrirje të asfaltuar prej 660 metrash, ku shumë njerëz këtë ide e quajnë “qesharake”.
Por drejtuesit e këshillit lokal e kanë arsyetuar këtë duke thënë se rruga nuk ka për qëllim të përdoret nga publiku dhe, ishte projektuar posaçërisht për testimin e pajisjeve të automjeteve ushtarake, duke përfshirë tanke dhe makina të blinduara./Periskopi/



